Çerdhe në Pejë me Paratë e Tatimit në Pronë

Çerdhja në Pejë sipas drejtorit të Arsimit Besim Avdimetaj është ndërtuar brenda 55 ditësh.

“Sot kemi një akt solemn, përurojmë një çerdhe. Në Komunën e Pejës është çerdhja e parë pas shumë vitesh që ndërtohet nga buxheti komunal i Komunës së Pejës,“ tha Avdimetaj.

Ai shtoi se kjo çerdhe do t’i plotësojë të gjitha nevojat e fëmijëve që do të pranohen në të.

Kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri tha se ndërtimi i çerdhes është bërë i mundur falë pagesës së tatimit në pronë nga qytetarët.

Ai tregoi se4 në Pejë nuk është ndërtuar asnjë çerdhe që nga viti 1985.

“Falënderimi shkon normal për të gjithë stafin dhe të gjithë që kanë qenë të angazhuar, mirëpo kjo punë është realizuar falë  pagesës që i është bërë tatimit në pronë në Komunën e Pejës. Besoj që ka për t’u shërbyer fëmijëve, ose asaj çka  quajmë  ardhmëria jonë. Është çerdhja e parë e ndërtuar pas vitit 1985,“ tha Muhaxheri.

Ai bëri të ditur se nga të hyrat e tatimit në pronë do të ndërtohen edhe tri çerdhe tjera në qytetin e Pejës.

Kallxo.com kishte raportuar edhe për fillimin e këtyre punimeve në muajin gusht të këtij viti.

http://kallxo.com/cerdhe-dhe-shkolle-me-parate-e-tatimit-ne-prone/

Vlera e ndërtimi të çerdhes në Pejë kap koston e 100 mijë eurove.