Çeku në Turqi në Konferencën për Siguri

Agim Çeku, zëvendësministri i MFSK-së është pjesëmarrës në konferencën tradicionale të Stambollit për siguri.

Sipas një komunikate të lëshuar nga Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës “në këtë konferencë po trajtohen temat për sigurinë si dhe po diskutohen sfidat aktuale të sigurisë rajonale dhe globale”.

“Në këtë konferencë merr pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Ministri i Mbrojtjes dhe Komandanti Suprem i Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë si dhe shumë ministra, komandantë dhe personalitete tjera të shquara nga rajoni dhe bota”, thuhet në komunikatë.

Çeku në konferencë po shoqërohet nga atasheu i FSK-së në Turqi, nënkolonel Bekim Osmani dhe Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Republikën e Turqisë.