Agim Çeku në Parlament - Foto: KALLXO.com

Çeku: Momentet e Krenarisë Time Lidhen me UÇK-në

Në një fjalim në Parlament në kuadër të debatit për vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ish-komandanti i përgjithshëm i UÇK-së, Agim Çeku, tha se u bashkohet të gjithëve që vendimin e Gjykatës së Apelit për rastin “Drenica 2” e cilësojnë të padrejtë.

“Në emër te drejtësisë bëhet padrejtesi. Pa marrë parasysh cila Gjykatë i ka dënu, gjykatësi e arbitri më i mirë është populli”, ka thënë Çeku.

Kam pasur momente  të gëzimit dhe të krenarisë por tri do t’i përmend, shtoi deputeti Agim Çeku.

“Hera e parë kur më kanë angazhu drejtuesit e UÇK-së që të punoj e kontribuoj për vendin. Herën e dyte kur kam hy në Kosovë e ia kam shtri dorën ushtarit të parë të UÇK-së dhe hera e tretë kur ka kapitullu Serbia e ushtarët kanë ardhë në Divjakë (Rexhep Selimi ka qenë aty). Atë natë kemi mendu sa faqebardhë e kemi fitu luftën”, tha Agim Çeku.