Foto: Facebook

Carvajal: Dua të luaj në Premierligë para se të pensionohem

Mbrojtësi i krahut të djathtë Dani Carvajal ka thënë se dëshiron që të luajë në Premierligë para se të pensionohet.

Mbrojtësi madrilen deri më tani ka qenë njëri prej lojtarëve kyç të “mbretërve”  për sukseset që i kanë arritur në tri vitet e fundit.

Carvajal ka thënë për Libero Magazine se e mendon transferimin në Premierligë ku dëshiron të luajë aty para se të pensionohet.

Carvajal ka kontratë me klubin spanjoll deri në vitin 2022 dhe siç po shkojnë gjërat deri më tani më shumë gjasa në sezonin tjetër mund ta shohim te ndonjëra prej ekipeve angleze.