Prishtina | Foto: Atdhe Mulla

Caktohet data për Ligjin për Prishtinën në Kuvend

Kryesia e Kuvendit dhe drejtuesit e grupeve parlamentare, në mbledhjen e sotme, kanë vendosur që më 17 maj të shqyrtohet në lexim të dytë Projektligji për Prishtinën.

Shefi i grupit parlamentar GDP, Dardan Sejdiu, tha se në këtë seancë do të diskutohen edhe kërkesa për heqjen e roaming-ut mes Kosovës dhe Shqipërisë si dhe diskutimi rreth pikave doganore mes këtyre dy shteteve.

Seanca për diskutimin e pikave të akumuluara të rendit të ditës është caktuar për 23 maj. Sejdiu tha se beson që në këtë ditë do të trajtohet edhe interpelanca e kryeministrit Ramush Haradinaj për marrëveshjen me ‘Contour Global’ për termocentralin ‘Kosova e Re’.