Nga mbledhja e dy qeverive në Tiranë

Caktohet Data e Mbledhjes së Qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë

Qeveria e Kosovës e ka caktuar 3 qershorin si datën kur do të mbahet mbledhja e përbashkët e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, krahas datës, kryeministri Isa Mustafa ka theksuar edhe synimi që kjo mbledhje të mbahet në mjediset e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë.

Kjo do të jetë mbledhja e tretë e qeverive të Prishtinës dhe Tiranës pas atyre të mbajtura në Prizren në janar të vitit 2014 dhe në Tiranë në mars të vitit 2015.

http://kallxo.com/ne-maj-ose-qershor-mbledhja-e-dy-qeverive/