Bytyqi: Drejtorët e shkollave të politizuar, problem në arsim

Politizimi i shkollave nëpërmjet drejtuesve të tyre po shihet si një nga problemet më të mëdha të arsimit të ulët në Kosovë.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi në tryëzen më temën “Arsimi cilësor në Kosovë”, tha se me faktin që e kanë pranuar gjendjen e arsimit në Kosovë, është një hap para për përmirësimin e kësaj fushe.

“Ajo cka mund të them është se ne jemi të vetëdijshëm gjendjen e arsimit në Kosovë, për veprimet që duhet bërë që të mos kemi eksperimente por vetë fakti që gjendja e arsimit s’ka qenë e duhur, ka qenë një hap drejt përmirësimit të gjendjes”, tha ai.

Bytyqi po ashtu tha se duhet të ndalet edhe punësimi i drejtorave të shkollave që vijnë nga partitë politike.

“Një problem tjetër që e kemi është se shumica e drejtorëve të shkollave vijnë nga partitë politike dhe kjo gjë duhet të ndalet sa më shpejtë”, tha ministri.