Berat Buzhala gjatë njërës prej seancave gjyqësore - Foto: KALLXO.com

Buzhala Fiton Padinë Ndaj Devollëve

Gazetari Berat Buzhala ka fituar pjesërisht padinë e ushtruar ndaj kompanive ‘Devolli Corporation”,”Devolli Group”, dhe “Kristal B”.

Sipas aktgjykimit të Gjykatës Themelore të Pejës, paditësi do të kompensohet në vlerën 15.000 euro në emër të kompensimit të dëmit jomaterial për vuajtjet shpirtërore.

Lajmin e ka bërë publik vetë gazetari Berat Buzhala në një postim në “Facebook”.

Buzhala kishte paditur kompanitë e lartcekura lidhur me vendosjen e disa panove reklamuese  me fotografinë e gomarit dhe mbishkrimin “Buzha’L”.

I njëjti ka publikuar sot aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Pejë.

“Une jam jashtezakonisht i kenaqur qe Gjykata me dha te drejte ne kete rast”, ka shkruar ai në profilin e tij.

Drejtori i “Gazetës Express”, Berat Buzhala,  kishte kërkuar 250 mijë euro dëmshpërblim.

Kallxo.com ka raportuar vazhdimisht lidhur me procesin gjyqësor të Buzhalës kundër kompanive në fjalë.

http://kallxo.com/vazhdon-gjykimi-per-padine-e-buzhales/

http://kallxo.com/nje-ekspert-psikiatrise-ta-vleresoje-demin-ndaj-buzhales/

http://kallxo.com/avokati-buzhala-perjetoi-dhimbje-shpirterore-nga-panot-fyese/