Stephanie Eble & Bedri Hamza

Buxheti 2019-të, FMN kërkon reforma për pensionet e veteranëve

Dallimet në mes të Kosovës dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar rreth buxhetit për vitin 2019-të janë simbolike. Kështu ka deklaruar ministri i Financave Bedri Hamza në konferencë për media e cila u mbajt me rastin e përfundimit të vizitës së misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë, të kryesuar nga udhëheqësja e Misionit të FMN-së për Kosovë Stephanie Eble.

“Me FMN-në kemi diskutuar për ecurinë e buxhetit të vitit aktual, buxhetin e vitit 2019 dhe obligimet tona që rrjedhin si vend në raport me nenin 4 të ligjit për marrëveshjen mes Kosovës dhe FMN-së. Ne presim që do të kemi përmbushje të mirë të planit të hyrave, 98,99 për qind. Në disa kategori ndoshta do të kemi një nën performacë të lehtë. Kjo situatë po vazhdon sa vite dhe ju bëj ftesë të gjitha komunave që të angazhohen më tepër për grumbullimin e të hyrave. Dinamika e mirë e të hyrave na mundëson t`i ruajnë rregullat kryesore me FMN. Deficiti buxhetor pres që të jetë më pak se 2 për qind në fund të vitit. Të bëjmë ndryshime jemi të detyruar në lëvizje në buxhet. Buxhetin e vitit 2019 e kemi diskutuar detajshëm. Është qëndrim i përbashkët mes Kosovës dhe FMN-ë që vazhdojmë t’i ruajnë rregullat e pagave, deficitit primar dhe rregulla e bilancit bankar”, ka deklaruar ministri Hamza.

Ai tha se dallimet mes Kosovës dhe FMN-së janë shumë simbolike.

“Kemi dallime simbolike që nuk e ndikojnë deficitin buxhetor. Kemi projeksion me të lartë të të hyrat, dallimi është rreth 30 milionë euro. Ka mundësi të ketë të hyra më të mëdha sesa që i kemi planifikuar në buxhet. FMN mirëpret faktin që i është dhënë prioritet sundimit të ligjit e shëndetësisë, por duhet të rritet edhe efekti në sektor ekonomik. Borxhi publik vazhdon të jetë në gjendje stabile. Kemi nevojë të ecim me reforma. Kosova është në pozitë të mirë fiskale”, ka thënë ministri Hamza.

Fehmi Mehmeti, Guvernator i Bankës Qendrore tha se janë bërë lehtësime në qasjen e financave.

“Nga FMN-ja vlerësohet lart stabiliteti financiar dhe qëndrueshmëria financiare në Kosovë. Jemi të bindur që do të vazhdojmë bashkëpunimin”, ka thënë Mehemti.

Udhëheqësja e Misionit të FMN-së për Kosovë Stephanie Emble tha se Kosova vazhdon të ketë stabilitet ekonomik që është parakusht për rritje të vendeve të punës, pasi janë rritur shpenzimet kapitale.

“Presim që ekonomia të rritet me 4 për qind, e që pritet të jetë më e larta në rajon. Pritet të jetë më e lartë në vitin e ardhshëm, pasi priten më shumë shpenzime në investime. Duhet adresuar niveli i lartë i papunësisë. Në rritjen ekonomike kanë ndikuar remitancat eksporti, investimet kapitale.  Këtë vit pritet të ekzekutohen investime e financuara nga donatorët, që do të mbyllë hendekun e lartë në vend. Projektbuxheti mbështet nga të hyrat, dhe të hyrat do të vazhdojnë për pensionet për veteranët që pritet të shpërndahen. Janë shtyrë iniciativa që nuk janë produktive. I kemi diskutuar këto rreziqe me qeverinë dhe ajo ka premtuar se do t’i trajtojë të gjitha”, tha Eble.

Sipas saj, nga ana e shpenzimeve, do të jetë thelbësore të vazhdohet me reformën në pensionet për veteranët e luftës dhe të mirëmbahen si duhet për shtesa të fëmijëve, mësimdhënësve.

“Çdo rritje e pensionit duhet të rritet me pensionin baze. Projektligji për pagat duhet të rishqyrtohet. Reformat në arsim dhe arsim profesional duhet të përshpejtohen. Ligji për pagat publike dhe përfitimet e lehonisë janë në shqyrtim e sipër. Rritja e pagave në nivel publik ushtron presion në tregun privat të punës dhe bën që punëtorët të tërhiqen”, tha ajo.