Ilustrim

Bursa nga Hungaria për Studentët Kosovarë të Bujqësisë

Bursat e fituara në kuadër të mbështetjes së qeverisë hungareze për arsimin e lartë në Kosovë, do të përfshijnë studimet në fushën e zhvillimit rural dhe të agrobiznesit, në hortikulturë, si dhe në menaxhimin e bujqësisë dhe të ujërave.

Sipas MBPZhR, këto bursa po ndahen për avancimin e njohurive në sektorin e bujqësisë dhe agrobiznesit.

Aplikimi për të përfituar në kuadër të këtij programi, ka filluar qysh më 4 janar të këtij viti dhe do të zgjasë deri më 27 shkurt të këtij viti,

Ndërkaq bursat do të ndahen për studimet master për vitin akademik 2017/2018.