Foto-ilustrim

Burri sulmon gruan dhe nënën në Kllokot

Dy gra kanë pësuar lëndime në qytetin e Kllokotit pas një rasti të dyshuar si dhunë familjare.

Një burrë i nacionalitetit serb është arrestuar pasi bashkëshortja e tij u ankua për sulm ndaj saj.

Viktima e lartcekur ka pësuar lëndim trupor pasi që i dyshuari i lartcekur kishte demoluar disa pjata në kuzhinë.

Viktimës i është dhënë ndihma mjekësore në shtëpinë e shëndetit.

I dyshuari përpos që kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, dyshohet se kishte sulmuar edhe nënën e tij duke e përplasur për dyshemeje.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.