Mjaft dhunës!

Burri rrahë gruan në Sferkë të Klinës

 

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Sferkë e Klinës është arrestuar i dyshuari mashkull pasi ka rrahur gruan e tij.

Në raportin e policisë thuhet se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.