Foto-ilustrim

Burri rrah gruan në Kamenicë

Një burrë në Kamenicë është arrestuar nën dyshimet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten.

Policia po dyshon se sulmi i djeshëm ndodhi pas një mosmarrëveshje verbale të çiftit.

Policia ka njoftuar se i dyshuari i komunitetit rom i kishte shkaktuar viktimës lëndime trupore.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.