Ilustrim: Arrestimi i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Burri rrah gruan, i shkakton lëndime trupore

Një grua është ankuar në policia se është sulmuar nga burri i saj.

Policia ka njoftuar përmes raportit ditor se gjatë ditës së djeshme, një grua ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga burri i saj.

Ngjarja ka ndodhur në Vushtrri.

Gruaja ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.