Foto: Ilustrim

Burri Rrah Gruan e Mbrojtur nga Shteti

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një burrë nga fshati Arllat i komunës së Drenasit për sulm fizik ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas Policisë, arrestimi ka ndodhur pas raportimit të rastit nga viktima.

Në raportin e saj ditor, Policia njofton se viktima për arsye të panjohura është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Për shkak të lëndimeve trupore, gruaja ka marrë tretman mjekësor.

Policia njofton po ashtu se gruaja është sulmuar ndonëse ishte nën urdhrin mbrojtës të lëshuar nga Gjykata.

I dyshuari pas arrestimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.