FOTO ILUSTRIM

Burri i dehur rrah gruan dhe djalin

Në gjendje të dehur një burrë kishte sulmuar bashkëshorten dhe djalin e tij.

Policia ka raportuar se i dyshuari është arrestuar dhe rasti ishte iniciuar si dhunë në familje.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Rahovec.

Në lidhje me veprimet e policisë është njoftuar edhe prokurori i shtetit, ku me vendim të këtij të fundit i dyshuari është dërguar në mbajtje.