Burim Berisha, LDK,Fushë Kosovë. Foto: Atdhe Mulla

Burim Berisha Premton Katër Gra Drejtoresha

Komuna e Fushë- Kosovës, e cila udhëhiqet nga Burim Berisha nga LDK-ja po synon që t’i emërojë katër gra drejtoresha. Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com kryetari Burim Berisha.

“ Kanë qenë tri drejtoresha gra dhe janë të njëjtat. Kryesuesja e Kuvendit Komunal është grua. Së shpejti do të vendosim edhe një grua drejtoreshë”, tha Berisha.

Berisha në Debat Përnime në Jeta në Kosovë pati premtuar që me të marrë qeverisjen e Komunës së Fushë- Kosovës do të emërojë katër gra drejtoresha.

“ Secili kryetar i ka detyrat e veta dhe përgjegjësitë e veta, kështu që unë mendoj që katër drejtoresha do të jenë të mjaftueshme për të dhënë atë që është e mjaftueshme”, pati thënë Berisha.

Tri drejtoreshat e ri-emëruara  në Komunën e Fushë- Kosovës janë Nurije Fazliu, e cila do të drejtojë Drejtorinë e Administratës,  Mimoza Kolshi, Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Nurije Avdiu, Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport.

Ndërsa drejtorët tjerë vazhdojnë të mbesin emrat e njëjtë që kanë qenë në qeverisjen komunale të kaluar.

Drejtorinë për Financa dhe Buxhet, po e drejton Ramadan Jashanica, Drejtorinë për Zhvillim Ekonomik, Ekrem Berjani, Drejtorinë për Planifikim Urban, Abdullah Prebreza, Drejtorinë për për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, Jakup Tërrnava, Drejtorinë për Arsim, Islam Shabani, Drejtorinë për për Shërbime Publike dhe Mjedis, Maliq Berisha dhe Drejtorinë për për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Mehmet Gërguri.

Po ashtu, në këtë mandat, është zgjedhur edhe kryesuesja e Kuvendit Komunal, Vjollca Ternava- Konjusha.

Kryetari aktual ka zgjedhur edhe nënkryetarin e ri, Tafil Krasniqin.