Prapa grilave - Ilustrim

Burg të përjetshëm për sulmuesin në Bruksel

 

Shtetasi francez, Mehdi Nemmouche është dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e 4 personave në një sulm në Bruksel të kryer në maj të vitit 2014.

Mehdi Nemmouche 33 vjeçar kishte sulmuar me armë një muze hebre, ku tre nga viktimat ishin vrarë në vend, ndërsa viktima e katërt kishte ndërruar jetë në spital.

Nemmouche kishte kryer sulmin pas kthimit në Evropë, ndërsa kishte kaluar 1 vit në Siri, duke luftuar përkrah luftëtarëve të Shtetit Islamik (ISIS).

Ndërsa, Nacer Bender, i cili kishte ndihmuar në planin rreth këtij sulmi është dënuar me 15 vjet burgim.

“Më vjen turp që kam kaluar shtigjet me këtë njeri”, ka thënë ai.

Bender ka shtuar se ai nuk është njeri, ai është një përbindësh.