Foto: Ilustrim

Burg e Gjobë për të Akuzuarit për Shpëlarje Parash e Shmangie nga Tatimi

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me burg dhe gjobë të akuzuarit për shpëlarje parash dhe shmangie nga tatimi.

Pas mbajtjes se shqyrtimit gjyqësor të kryesuar nga gjyqtari Musa Konxheli, si dhe dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave, fjalëve përfundimtare, aktakuzës së prokurorisë shpalli aktgjykim dënues për të pandehurit.

J.L për veprën penale të shpëlarjes së e parave e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej tre) vjet dhe dënim me gjobë në shumë prej 15 mijë euro, ndërsa për veprën penale shmangie nga tatimi, në mungesë të provave është liruar nga akuza.

Ndërsa i pandehuri tjetër J.L1, për veprën penale të shpëlarjes së parave u dënua me burgim në kohëzgjatje prej 2 vjet e 6 muaj si dhe dënim me gjobë në shumë prej 10 mijë euro.

Gjithashtu gjykata njoftoi se të pandehurit obligohen që në afat prej 30 ditëve, pasi aktgjykimi të marrë formën e prerë, palës së dëmtuar Buxhetit të Kosovës, t’i paguajnë dëmin e shkaktuar në vlerë prej 274.362.36 euro.

Prokuroria Speciale e Kosovës kishte akuzuar I.L dhe I.L1 se që nga viti 2005 deri në vitin 2010, në bashkëkryerje kanë bërë pastrimin e parave të fituara, duke keqpërdorur autorizimet ne ekonomi, kanë bërë tregti brenda dhe jashtë territorit të Kosovës për blerjen e marrave nga Republika e Kinës.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit fillimisht kishin deponuar mjete financiare në llogaritë përkatëse në bankat afariste në Kosovë pastaj i kanë transferuar në bankat e Kinës për t’i furnizuar me mallra subjektet e tyre afariste, përkatësisht N.T. “M….” me pronar J.L dhe N.T.P. “R….” me pronar J.L1, nga rrjedhë se shuma e mjeteve të transferuara pa import të mallit për këto dy subjekte afaristë kap vlerën e 1.739.362.66 euro, për të cilat nuk është justifikuar prejardhja e parave të transferuara jashtë vendit e që në rastin konkret janë munduar të fshehin apo maskojnë natyrën apo burimin e vërtet të kësaj pasurie.

Kjo shumë kap vlerën totale prej 274.362.36 euro që nënkupton shumën e parave të shpëlarja.

Më këtë të njëjtit kanë kryer veprën penale të shpëlarjes së parave dhe shmangies nga tatimi, thotë komunikata e Gjykatës Themelore në Ferizaj.