Burg dhe Gjobë për Kontrabandim me Emigrantë

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka shpallur fajtorë dhe i ka dënuar me nga 10 muaj burg e ngas 1000 euro gjobë Armend Krasniqin, Mit’hat Tahirin, Bardhyl Imerin dhe Xhemail Subashin.

Para se të shpallej vendimi i gjykatës për ta, Xhemajl Subashi pranoi fajësinë, ndërsa veprën me të cilën ngarkoheshin e kishin pranuar në seancën e parë të gjykimit Armend Krasniqi, Mit’hat Tahiri dhe Bardhyl Imeri.

Krasniqi, Tahiri, Imeri dhe Subashi nga prokuroria janë akuzuar se më datën 4 nëntor 2014 në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës  janë marrë me kontrabandimin e emigrantëve me qëllim që vetes t’i sjellin përfitim pasuror, ata janë akuzuar se kanë kontrabanduar shtetas turq nga Turqia për në Kosovë, me qëllim që përmes Aeroportit të Prishtinës t’i dërgojnë në ndonjë shtet të Evropës.

Gjykata pas shqiptimit të dënimit Krasniqin e ka liruar nga paraburgimi ndërsa tre të akuzuarve me shtetësi shqiptare ua ka vazhduar paraburgimin.

Shtetasve shqiptarë gjykata u ka shqiptuar edhe dënimin plotësues dëbimin e tyre nga territori i Republikës së Kosovës pas mbajtjes së dënimit, si dhe ua ka ndaluar hyrjen në Kosovë për tre vjet.

KALLXO.com ndoqi edhe gjykime tjera që lidheshin me kontrabandim me migrantë.

http://kallxo.com/dy-vjet-burg-me-kusht-per-kontrabandim-me-migrante/

http://kallxo.com/mungesa-e-dyte-e-deshmitares-kryesore-ne-seancen-per-trafikim-me-migrante/

http://kallxo.com/aktakuze-per-kontrabande-me-emigrante/