Burg dhe gjobë ndaj të akuzuarit për kultivimin e kanabisit

Gjykata e Mitrovicës e ka dënuar më një vit burgim dhe 500 euro gjobë të akuzuarin Amar Hoti.

Ai nga prokuroria akuzohej se në muajin shkurt të vitit 2012 në oborrin e shtëpisë së tij në Mitrovicë pa autorizim ka kultivuar substanca narkotike.

Sipas prokurorise Hoti këtë e kishte bërë me qëllim të shitjes dhe në oborrin e tij kishte mbjellë 30 bimë të kanabisit-marihuanës, e për të cilat ishte kujdesur duke i ujitë, kurse bimët kishin arritur gjatësinë 3 cm.

Kurse në një vazo lule kishte mbjellur bimën e kanabisit e cila kishte arritur gjatësin 5 cm, ndërsa kishte përgaditë për shitje e shpërndarje 2.967 fara të kanabisit, por të cilat në mars 2012 i ishin gjetur dhe konfiskuar nga ana e policisë gjatë kontrollimit të shtëpisë dhe objekteve tjera përcjellëse.

Pas ekzaminimit laboratorik ishte konstatuar se në substancat bimore më ngjyrë të gjelbër është kanabisi (marihuana) që përmban tetrahidrokanabinal (THC) me peshë të përgjithshme 37.84 gr.

I pandehuri Hoti para trupit gjykues më kryetar gjykatësin Beqir Halili dhe anëtaret Florije Syla dhe Tatjana Virijeviq, e kishte pranuar fajësinë për këtë vepër.

Kurse mbrojtësi i të akuzarit avokati Avdi Dinaj ka thënë se pranimi i fajësisë nga ana e të akuzuarit ishte bërë me pëlqimin e mbrojtësit me qëllim të shfrytëzimit të beneficioneve të cilat lejohen nga kodi penal.

Dinaj ka shtuar se që nga ajo kohë i pandehuri Amar Hoti më nuk merret me konsumimin e narkotikëve, se në periudhë kohore sipas kësaj akuze ka qenë në paraburgim, i njejti pendohet për veprën e kryer, ndërsa në atë kohë ka qenë i moshës se re.

Kurse me shpalljen e aktgjykimit nga trupi gjykues ai u dënuar me një vit burgim dhe 500 euro gjobë.

Në arsyetimin e shkurt të cilin e ka dhënë gjykatësi Halili për palët, tha se gjykata ka shkuar në vendimin minimal, duke marr parasysh rrethanat lehtësuese si ajo e pranimit të fajësisë dhe se që nga koha e kryerjes së veprën penale i njejti nuk ishte marr me këtë veprimtari.

Në dënim të akuzuarit do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga 20 marsi deri me 6 gusht 2012.