Hysri Peqani - 'Burdushi'

'Burdushi' dyshohet edhe për fajde dhe ushtrim të paligjshëm të veprimtarisë

Petrit Kryeziu, prokurori i cili e ka udhëhequr bastisjen në shtëpinë e të dyshuarit Hysri Peqani – ‘Burdushi’, ka thënë se pas provave dhe gjësendeve të sekuestruara tashmë Prokuroria ka dyshime edhe për tri vepra të tjera penale.

Veprat penale për të cilat tashmë dyshohet ‘Burdushi’ janë, armëmbajtje pa leje, ushtrim i paligjshëm i veprimtarisë dhe për veprën penale të fajdes.

Sot Pokuroria Themelore Prizren në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë bastisur  shtëpinë e të dyshuarit ‘Burdushi’.

Bastisja fillimisht ishte kryer nën dyshimet fillestare për dy vepra penale, shmangie nga tatimi dhe për veprën penale të mashtrimit.

https://kallxo.com/bastiset-shtepia-e-hysri-pecanit-burdushit-foto/

Prokuroria Themelore në Prizren ka konfirmuar se pas bastisjes së shtëpisë së ‘Burdushit’, pos që janë gjetur dhe sekuestruar dy armë dhe gjësende të tjera, janë sekuestruar edhe 3 vetura në pronësi të tij.

https://kallxo.com/burdushit-i-sekuestrohen-edhe-3-vetura/

Më herët kishte raportuar për aktakuzën e ngritur për mashtrim ndaj ”Burdushit’.

https://kallxo.com/burdushi-akuzohet-per-mashtrimin-e-nje-pacienti/