Hysri Peqani - 'Burdushi'

‘Burdushi’ dënohet me burg

Hysri Peqani, mjeku popullor i njohur si ‘Burdushi’ është dënuar nga Gjykata Themelore e Prizrenit me 1 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë, për veprën penale mashtrim. Po ashtu Gjykata ia ka ndaluar Peqanit ushtrimin e profesionit për tri vitet e ardhshme.

Gjykata e shkallës së pare e ka gjetur fajtorë ‘Burdushi’-n për veprën penale të mashtrimit, aktakuzë kjo e vitit 2015.

https://kallxo.com/burdushi-akuzohet-per-mashtrimin-e-nje-pacienti/

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, “Burdushi” akuzohej se nga data 20.06.2014 deri me 12.08.2014 në Prizren, duke i fshehur faktet dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër, ose për t`i shkaktuar dëm material personit tjetër, e mashtron apo vazhdon lajthimin e të dëmtuarit.

Sipas kësaj aktakuzës Gjykata Themelore Prizren, e gjeti fajtor për veprën penale të ngarkuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore Prizren.

https://kallxo.com/rrefimi-i-burdushit-per-akuzen-per-mashtrim/

Gjyqtari i rasti  Mehmet Ndrecaj, me rastin e shpalljes së vendimit, theksoi se nga provat dhe shkresat e lëndës është provuar fakti se i akuzuari ka kryer veprën penale të mashtrimit.

Kallxo.com ka raportuar për bastisjen e Policisë dhe Prokurorisë së Prizrenit javën e kaluar në shtëpinë e ”Burdushit”.

Bastisja fillimisht ishte kryer nën dyshimet fillestare për dy vepra penale, shmangie nga tatimi dhe për veprën penale të mashtrimit.

https://kallxo.com/bastiset-shtepia-e-hysri-pecanit-burdushit-foto/

Por, pas bastisjes dhe provave të gjetura,  ndaj ”Burdushit”, tashmë Prokuroria e Prizrenit, po heton në drejtim të 4 veprave penale dhe atë , mashtrim, veprim i kundërligjshëm i veprimtarisë, shmangie nga tatimi, dhe armëmbajtje pa leje.

https://kallxo.com/30-dite-paraburgim-per-burdushin/

Javën e kaluar kallxo.com ekskluzivisht ka raportuar nga seanca për caktimin e paraburgimit ndaj ” Burdushit”.

https://kallxo.com/burdushi-ne-gjykate-te-marteve-dhe-te-premteve-mos-me-ngucni/

www.KALLXO.com