Zona kufitare me Malin e Zi | Foto: KALLXO.com
Bulliqi Sot Raporton në Komisionin për Integrime
13.11.2017 - 07:00
Kryesuesi i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, Shpejtim Bulliqi prezanton sot para Komisionit për Integrime Evropiane të gjeturat e deritanishme nga terreni rreth demarkimit të kufirit me Malin e Zi.
Ditë më parë, anëtarët e këtij komisioni, e kanë njoftuar kryeministrin e vendit Ramush Haradinaj për punën e tyre të deritashme në mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave nga burimet e ndryshme nga tereni.