Irina Bokova, shefe e UNESCO-s, kandidate për sekretare të përgjithshme të OKB-së.

Bullgaria Kandidon Një Grua për Postin e Shefit të OKB-së

Bullgaria ka kandiduar Irina Bokova, drejtoreshë e UNESCO-s, për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, bëri të ditur të martën Ministria e Jashtme.

“Me biografinë dhe përvojën e saj, zonja Bokova mund të jetë një nga kandidatet më të rëndësishme në fushatën e ardhshme për postin e  Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së,” tha ministria.

Njoftimi i dha fund muajve të spekulimeve ku flitej se kush do të jetë kandidati bullgar për ta zëvendësuar Ban Ki-moon më 1 janar 2017.Bokova u propozua fillimisht në vitin 2014 nga qeveria socialiste e udhëhequr nga Plamen Oresharski, por Ministria e Jashtme ka qenë duke pritur për momentin e duhur për të konfirmuar zyrtarisht kandidaturën e saj.Kryeministri nga qendra e djathtë e parlamentit Boyko Borisov ka qenë në presion të japë mbështetjen e tij formale për UNESCO-n.

Një emër tjetër i cili është përmendur shpesh si rival kryesor i Bokova-s për kandidaturë nga Bullgaria ka qenë Kristalina Georgieva, Zëvendës- Presidente e Komisionit Evropian.

Por më 8 shkurt zyra e shtypit e qeverisë njoftoi se Georgieva i kishte thënë Borisovit se ajo donte ta mbante postin e saj në Komision

Bokova u bë gruaja e parë në krye të UNESCO në vitin 2011. Ajo u rizgjodh për një mandat të dytë në vitin 2013.E arsimuar në Institutin Shtetëror të Moskës për Marrëdhënie Ndërkombëtare, në Universitetin e Maryland dhe Harvard, Bokova flet anglisht, frëngjisht, spanjollisht dhe rusisht.Ajo është ish-ambasadore bullgare në Francë dhe Monako dhe ishte ministre e përkohshme e jashtme e Bullgarisë për disa muaj në fund të viteve 1990.Emërimi i saj është kontestuar kryesisht për shkak të lidhjeve të saj me ish-partinë komuniste bullgare. Babai i saj është Georgi Bokov, një zyrtar i lartë komunist i cili drejtonte gazetën më të madhe partiake në vend, Rabotnichesko Delo.