Ilustrim

Bujqësia po Shtrenjtohet

Në një publikim të Agjencisë së Statistikave të Kosovës është bërë krahasim i i çmimeve të këtyre prodhimeve nga viti 2010 deri në 2015-ën.

Sipas raportit të ASK-së indeksi vjetor i çmimeve të prodhimeve blegtorale në vitin 2015 ka pasur rritje për 16.8 për qind krahasuar me vitin 2010.

Raporti bën të ditur se edhe indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore ka rritje për 6 për qind në vitin 2015 krahasuar me vitin 2010.

Sipas raportit, të gjitha çmimet e produkteve bujqësore kanë shënuar rritje për 10.8 për qind në vitin 2015 krahasuar me vitin 2010.

Por publikimi i Agjencisë së Statistikave nxjerr se 2015 ishte vit më i lirë për prodhimet bujqësore në raport me 2014-ën.

Në vitin 2015 indeksi vjetor i çmimeve për prodhimet blegtorale ka rënë për 1.6 për qind krahasuar me vitin 2014, ndërsa indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore ka rënë për 8.1 për qind në vitin 2015 krahasuar me vitin 2014.

Sipas ASK-së në total indeksi i çmimeve të prodhimeve bujqësore për 2015-ën ka rënë për 5.2 për qind në raport me vitin 2014.

Publikimi i ASK-së përfshin të dhënat prej muajit janar të vitit 2010 deri në dhjetor të vitit të kaluar dhe për bërjen e krahasimeve dhe për t’i vërejtur ndryshimet, viti 2010 është marrë si vit bazik.

Këto të dhëna janë bazuar në grumbullimin e çmimeve të prodhimeve bujqësore vendore brenda territorit të Kosovës. Grumbullimi i këtyre të dhënave është bërë në tregje, ferma dhe në ato vende ku çmimet e prodhimeve bujqësore kanëmundur të grumbullohen.

Prodhimet bimore dhe ato blegtorale janë ato prodhime të cilat krijojnë bazë për indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore.

Në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për nëngrupet e drithërave, bimëve foragjere, perimeve, patateve dhe pemëve. Ndërsa, në kuadër të blegtorisë çmimet kryesisht grumbullohen për gjedhe, dele, derra dhe pula dhe këto çmime janë bazuar në peshën e gjallë të kafshëve.

Të gjitha çmimet janë llogaritur në valutën euro dhe njësitë matëse janë në kilogramë, litër dhe copë. [interaction id=”56d418cbac5895475cceeae7″]