BSPK përkrah grevën e punëtorëve të Telekomit për uljen e pagave

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës përmes një komunikate i ka përkrahur veprimet sindikale të Sindikatës së Telekomit të Kosovës lidhur me paralajmërimin për ulje pagash për punëtorët e Telekomit të Kosovës.

Pas paralajmërimit të krerëve të institucioneve për ulje pagash për punëtorët e Telekomit të Kosovës, BSPK përkrahë reagimin e bërë nga Sindikata e Telekomit të Kosovës.

“Gjithashtu përmes kësaj komunikate BSPK-ja shprehë përkrahjen për cilindo veprim të ardhshëm sindikal që do ta ndërmerr kjo sindikatë komfor Ligjit të Organizmin Sindikal në vend, në mbrojtje të lirive dhe të drejtave të punëtorëve”, thuhet në komunikatën e BSPK-së. 

Mbështetja nga BSPK vjen pasi sindikalistët e Telekomit kanë kundërshtuar idenë për ulje të pagave për punëtorët e kësaj kompanie.

Kryetari i Federatës Sindikale të Pavarur të Telekomit, Lamih Balaj ka thënë se nuk pranojnë të ulen pagat as edhe 1 për qind. Balaj ka thënë se po që se ndodhë ulja e pagave, do të marrin masa për protesta dhe greva.

Pak ditë më parë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka paralajmëruar ulje të pagave për punëtorët e Telekomit të Kosovës për 10 për qind ndërsa ato të menaxhmentit të Telekomit deri në 20 për qind.

 

Krejt kjo sipas Haradinajt për ta shpëtuar Telekomin nga falimentimi.