Britania: Takimet Çdo Tre Muaj – Shpërdorim i Kohës

Përfaqësuesit i Mbretërisë së Bashkuar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së bëri thirrje për një zvogëlim, një tkurrje të misionit të OKB-së në Kosovë.

Sfidat e Kosovës, tha ai, janë shumë më të vogla se kur UNMIK u vendos në Kosovë.

“Takimet çdo tre muaj për Kosovën janë shpërdorim i kohës i këtij Këshilli”, tha përfaqësuesi i Britanisë, i cili potencoi përparimin dhe forcimin e institucioneve të shtetit të Kosovës.

“Është koha që të takohemi më rrallë“, shtoi përfaqësuesi britanik në seancën ku po shqyrtohet raporti tremujor për Kosovën i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.