Britania e mbështet krijimin e ushtrisë por kërkon konsultim me NATO-n

Ambasadaori i Brintanisë së Madhe, Ruairí O’Connell duke biseduar me qytetarë në rrjetin e tij social Facebook, e ka komentuar edhe çështjen e transformimit të FSK-së në Ushtri.

Ai është pyetur nëse Mbretëria e Bashkuar e mbështet krijimin e ushtrisë.

Sipas O’Connell, është e drejtë e Kosovës që të krijojë forcat e saj, mirëpo sipas tij kjo duhet të bëhet në konsultim me aleatët e NATO-së.

“Mbretëria e Bashkuar beson se është e drejtë e Kosovës të krijojë forcat e saj të armatosura. Ne vazhdojmë të inkurajojmë Kosovën të sillet me përgjegjësi dhe me transparencë, dhe në konsultim me aleatët e NATO, dhe të respektojë angazhimin e saj ndaj KFOR, përshirë edhe shkëmbimin e letrave të viti 2012-2013”, ka shkruar ambasadori O’Connell në Facebook.