Brezovica - Foto: REL/Reuters

Brezovica e mbyllur edhe këtë fundjavë

Rreziku nga ortekët e mundshme ka bërë që Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës të mbajë të mbyllur për turistët dhe këtë fundjavë Qendrën e skijimit në Brezovicë.

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit njofton se është planifikuar që FSK të bëjë rrëshqitjen dhe largimin e dy ortekëve potenciale.

Sipas Agjencisë, pas një takimi me përfaqësuesit e KFOR-it dhe FSK-së për gjendjen aktuale në Brezovicë kanë dalur me një konkludim se 5 nga 7 pikat kritike për ortekët nuk paraqesin rrezik për vizitorë. Ndërsa, dy prej tyre, siç thuhet në njoftim janë me rrezikshmëri të mesme.