Ilustrim - Vjedhje e veturës

Brenda një dite vidhen një Mercedes, një traktor e një BMW në Drenas

Policia ka njoftuar se në tre raste të ndara janë kryer tri vjedhje të rënda.

Në Drenas gjatë ditës së djeshme, një burrë ka raportuar se disa persona të dyshuar i kanë vjedhur një veturë të tipit Mercedes me targa lokale.

Një rast tjetër në Drenas po ashtu ditën e djeshme, një burrë ka raportuar se disa persona të panjohur i kanë vjedhur një traktor me targa lokale.

Rasti i tretë ka ndodhur në fshatin Dobroshevc të Drenasit ku viktima ka raportuar se persona të panjohur i kanë vjedhur veturën e tipit BMW me targa lokale.

Policia nuk ka njoftuar nëse këto vjedhje janë kryer tek i  njëjti person apo te persona të ndryshëm.