Ndarja e kufijve sipas Marrëveshjes së Demarkacionit është ende e paqartë për publikun | Foto: përpunim mbi Google Maps

Brenda Dy Muajve Demarkacioni në Kuvend

Dy muajt si afat të përafërt për i ka dhënë këshilltari i Kryeministrit Faton Abdullahu kur ka folur për KALLXO.com.

“Nuk mund ta themi me precizitet kufirin e datës, mirëpo duke i parë rrethanat aktuale në vend, mund të them se brenda 2 muajve të ardhshëm kjo marrëveshje do t’i propozohet Kuvendit të Kosovës për ratifikim,” tha shkurt Abdullahu.

Demarkacioni me Malin e Zi ishte një nga tetë kriteret e fundit të Komisionit Evropian për marrje të rekomandimit pozitiv sa i përket heqjes së vizave.

http://kallxo.com/demarkacioni-kusht-per-heqjen-e-vizave/

Por me marrjen e këtij rekomandimi nuk ka përfunduar gjithçka.

Qeveria dhe Kuvendi ndihen të “kërcënuar” nga Bashkimi Evropian, pasi që këta të fundit janë deklaruar se nëse nuk përfundon në tërësi çështja e demarkacionit me Malin e Zi, nuk mund të hiqet regjimi i vizave për Kosovën.

E derisa qeveria po synon me çdo kusht që ta ratifikojë sa më shpejt këtë marrëveshje, opozita vazhdon ta kundërshtojë vijën e përcaktuar kufitare me shtetin fqinj, duke fajësuar Komisionin Qeveritar për Demarkacionin me Malin e Zi.

Mirëpo që kjo marrëveshje të ratifikohet duhet të kalojë në Kuvendin e Kosovës me votën për të 80 deputetëve.

Dje në Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane edhe deputetët e koalicionit PDK-LDK kanë kërkuar që para se kjo marrëveshje të shkojë në Kuvend për ratifikim komisioni Qeveritar për Demarkacionin me Malin e Zi të raportojë para këtij komisioni.

http://kallxo.com/deputetet-e-pdk-se-dhe-ldk-se-duan-qartesim-per-demarkacionin/

Në anën tjetër, partitë opozitare kanë përsëritur për disa herë që nuk do të lejojnë ratifikim e një marrëveshjeje të tillë që sipas tyre ia humb Kosovës rreth 8 mijë hektarë.

Marrëveshja për demarkacionin ka plot 9 muaj që është nënshkruar dhe ende nuk arritur të kalojë në Kuvendin e Kosovës.