Banka Qendrore e Kosovës

BQK lanson ueb-faqe të re për indikatorët kyç të ekonomisë

Banka Qendrore e Kosovës, së fundmi ka lansuar një ueb-faqe ku tregohen të dhënat për indikatorët kyç të ekonomisë së Kosovës.

Këtë faqe BQK emërtoi si “Ekonomia e Kosovës në një shikim”

“Kjo faqe është emëruar “Ekonomia e Kosovës në një shikim”, me që përmban një pasqyrë të shkurtër të indikatorëve kyç ekonomikë.

Të dhënat e publikuara në ketë format janë një përgjigje ndaj kërkesave të përdoruesve për të poseduar të gjithë indikatorët kryesor statistikor në një vend.

Indikatorët kryesor të përfshirë në këtë faqe janë: produkti i brendshëm bruto, çmimet, tregun e punës, sektorin e jashtëm, kursin e këmbimit, normën e interesit, kreditë, financat qeveritare dhe popullsinë”, thuhet në njoftimin e BQK-së

BQK thotë se të dhënat e publikuara në këtë faqe do të jenë në formën tabelare dhe grafike.

Gjithashtu sipas këtij institucioni, të dhënat do të publikon 90 ditë pas çdo tremujori.

Në këtë ueb-faqe ofrohen të dhënat për tri vitet e fundit

Por cilët janë të dhënat kyçe të cila na pasqyrojnë ekonominë e Kosovës përmes kësaj faqeje?

Të dhënat në baza tremujor dhe vjetore produktin I brendshëm bruto, çmimet në Kosovë, tregun e punës, sektorin e jashtëm, normat e këmbimit, euroibor, normat e interesit, kreditë e bankave, të dhënat për Qeverinë e përgjithshme dhe popullsinë.

Nga i merr BQK këto të dhëna?

Përveç të dhënave të saj që Banka Qendrore e Kosovës posedon, ajo gjithashtu mbledhë të dhëna nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), Ministria e Financave të Kosovës (MF),  Banka Qendrore Evropiane (BQE), Organizatat që u shërbejnë familjeve dhe Reuters.

Për më shumë lidhur për këto të dhëna kliko këtu