Banka Qendrore e Kosovës

BQK demanton Autoritetin e Konkurrencës: Nuk po i hetojmë bankat

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, e ka mohuar se janë duke bashkëpunuar me Autoritetin Kosovar të Konkurrencës (AKK), për “hetimin” e bankave në Kosovë.

“Ne nuk kemi asnjë arsye që t’i hetojmë bankat, pasi që nuk kemi marrë ndonjë informatë që do të na shpinte që t’i fillojmë këto hetime”, tha Mehmeti për KALLXO.com në një konferencë për media.

Në muajin nëntor, kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, në përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se janë duke i përcjellë veprimet e disa bankave në Kosovë, bashkë me Bankën Qendrore.

“Pas disa konsultimeve që kemi bërë me BQK-në, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës me kujdes është duke i përcjellë veprimet e disa bankave, e veprime që potencialisht mund të jenë në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës”, kishte shkruar Prestreshi.

https://kallxo.com/autoriteti-i-konkurrences-heton-bankat/