Rexhep Qosja. Foto: Facebook

Botohet libri studimor për dramat e Rexhep Qosjes

Shtëpia Botuese “Armagedoni” ka botuar monografinë “Dramat e Qosjes”, të studiuesit dhe botuesit Berata Dakaj- Armagedoni.

Në këtë monografi janë analizuar, interpretuar dhe studiuar dramat e Rexhep Qosjes me titull “Mite të zhveshura”, në të cilën përmbledhje të dramave, në botimin e parë dhe të dytë të tyre, janë përfshirë dy drama dhe një monodramë. Kurse në botimin e tretë dhe të katërt edhe një monodramë tjetër, e cila nuk është marrë për studim në këtë monografi.

Nuk është ndarë në kapituj, por, siç konkludon autori i monografisë emërtimi i njësive dhe ndarja e tyre u ngjajnë kapitujve.

Në fillim të librit është dhënë shpjegimi për dramën, për origjinën e dramës, për nocionet e dramës, për poetikën dhe evolucionin e saj ndër shekuj.