Botohet libri për monumentin e Skënderbeut në Romë
Nën kujdesin e historianit Bejtulla Destani, kohë më parë është botuar libri, “Monumenti i Skënderbeut në Romë”, i cili përmes dokumenteve sjell historinë e ndërtimit dhe inaugurimit të bustit të heroit kombëtar të shqiptarëve në Romë, në kohën e fashizmit italian.
Libri përmbledhë dokumente historike mbi historikun e monumentit të Skënderbeut të Romë, që ndodhën në arkivin e qytetit të Romës, Arkivi qendrorë i shtetit të Italisë dhe Arkivit historik të Ministrisë së Jashtme të Italisë.
Monumenti i Skënderbeut u inaugurua në vitin 1940 pas një kohe kur Italia fashiste, kishte pushtuar Shqipërinë duke e bërë pjesë të saj.
Sipas Domenico Morellit që ka shkruar parathënien e këtij libri, dokumentet që paraqiten në këtë libër sjellin dosjen e veprës që është punuar në kohën e fashizmit, dhe vendosur në sheshin që dikur quhej ‘Raudusculana’, ndërsa nga korriku i 1940 mori emrin Sheshi ‘Albania’.
“Monumenti sipas nismëtarëve të asaj kohe, donte të vinte në dukje lidhjet natyrore dhe historike mes dy popujve, atij italian dhe shqiptar”, ka shkruar Morelli.
Monumenti i Skënderbeut është punuar nga skulptori italian, Romano Romanelli, një prej skulptorëve më në zë të artit italian të para dhe pas luftës së Dytë Botërore.