Botohet libri për historinë e bodibildingut në Kosovë

Libri “Bodibildingu dhe fitnesi kosovar” i autorit Idriz Humolli sjell një historik të zhvillimit të sportit të bodibildingut dhe fitnesit në Kosovë.

I ndërtuar përmes rrëfimeve dhe kujtimeve të njërit prej  doajenëve dhe kampionit kosovar të bodibildingut, Idriz Humollit, jo vetëm që tregohet rruga e suksesit të autorit të këtij libri në këtë sport, por jepen edhe shumë detaje rreth  zhvillimit në sportit e bodibildingut të Kosovës për 5 dekada me radhë.

Përveç se sjell rrugëtimin e Humollit në ‘botën’ e bodibuldingut dhe sukseset në këtë sport, përjetimet e tij, kujtimet, kontribuuesve në sportin e bodibildingut, libri përfshin edhe historikun e  ngjarjeve më të rëndësishme të zhvillimit të këtyre dy veprimtarive në Kosovë.

Në libër nuk mungojnë edhe ilustrimet dhe fotografitë e shumta të cilat edhe plotësojnë rëndësinë historike të këtij libri, i cili do të jetë një referencë mjaft me vlerë për historikun e zhvillimit të sporteve në Kosovë, në këtë rast bodibildingut.