Borut Pahor Rizgjidhet President i Sllovenisë

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, në fjalimin e tij të parë pasi që shënoi fitore në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, falënderoi votuesit për besimin e tyre në demokraci dhe premtoi se do të bëj çmos që edhe ata të cilët nuk kanë votuar për të, të fillojnë të besojnë në demokraci.

Pahor tha se porosia e këtyre zgjedhjeve është se kanë fituar partitë politike, të cilat bashkojnë dhe porositi se do të jetë president i të gjithë sllovenëve, duke premtuar se do të flet më shpesh për çështjet e rëndësishme.

Pahor, i cili në rrethin e dytë fitoi 53 për qind të votave, uroi rivalin e tij, prefektin e Kamnikut, Marjan Sharecin, i cili fitoi 47 për qind të votave, duke theksuar se është ky një rezultat mjaft i mirë, i cili meriton duartrokitje.

Në anën tjetër, Sharec pranoi humbjen dhe ia uroi fitoren Pahorit, por shtoi se suksesi i tij, si një politikan relativisht i ri në skenën politike të vendit, dëshmon se qytetarët kërkojnë ndryshime.

Ky është mandati i dytë si president i Borut Pahor, i cili ka qenë edhe kryeministër i Sllovenisë. /21Media