QKUK - Foto: KALLXO.com

Bordi në Mbledhje për Mjekët e Rastit “Stentat”

Sot pritet të merret vendimi për shkarkimin apo jo të mjekëve të rastit “Stenta” nga pozitat menaxheriale.

KALLXO.com mëson se bordi i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) ka filluar mbledhjen në orën 10:00 dhe aty pritet të merret vendimi për këtë rast.

Në fillim të javës, Shemsi Veseli, zëvendëskryesues i bordit të SHSKUK-së, tha për KALLXO.com se në takimin e së hënes nuk është vendosur për shkarkimin e tyre pasi që drejtori Curr Gjocaj ka vendosur të ketë edhe një takim me disa nga ata mjekë që kanë pozita udhëheqëse.

http://kallxo.com/mjeket-e-stentave-para-shkarkimit/

Në lidhje me rastin “Stentat”, ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, e ka suspenduar ditë më parë sekretarin e Ministrisë, Gani Shabanin, i cili po ashtu është pjesë e aktakuzës së ngritur nga Prokuroria e Shtetit.

http://kallxo.com/rasti-stenta-ministri-pezullon-sekretarin-2/