Bolton: SHBA-ja e gatshme për të ndihmuar arritjen e qëllimit historik

Këshilltari kryesor për sigurinë kombëtare i presidentit Donald Trump, John Bolton, ka njoftuar për takimin që e ka pasur me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në Shtëpinë e Bardhë.

Bolton ka thënë që tani është koha që të dy palët si Kosova ashtu edhe Serbia të arrijnë një marrëveshje përfundimtare.

“E takova Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në Shtëpinë e Bardhë. U pajtuam që tani është koha për të arritur një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. SHBA-ja është e gatshme t’u ndihmojë të dyja palëve për të arritur këtë qëllim historik”, ka shkruar Bolton në Twitter.

Gjatë qëndrimit të tij në SHBA, presidenti Thaçi është takuar edhe me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

https://kallxo.com/departamenti-amerikan-i-shtetit-flet-per-takimin-pompeo-thaci/

.