Fisnik Ismajli

Bojkoti i avokatëve, dështon seanca ndaj deputetit Fisnik Ismajli

Seanca gjyqësore në gjykimin ndaj deputetit Fisnik Ismajli i akuzuar për posedim të bombolave ​​të gazit në ambientet e Kuvendit të Kosovës, është anuluar për shkak të bojkotit të avokatëve.

Sipas gjykatësit të rastit Vesel Ismajli, deputeti në fjalë gjatë ditës së sotme kishte kontaktuar me Gjykatën për t`u informuar nëse do të mbahej seanca gjyqësore.

Më pas gjykatësi Vesel Ismajli tha se e kishe kontaktuar avokatin e të akuzuarit i cili e kishte informuar gjykatësin që për shkak të bojkotit nuk do të paraqitet në Gjykatë, shkak ky i cili qoi në anulimin e kësaj seance.

Sipas aktakuzës Fisnik Ismajli akuzohet se pa autorizim ka poseduar armë pasi që më 30.11.2015 gjatë kontrollit nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës në sallën e Kuvendit të Kosovës tek i pandehuri u gjetën dhe sekuestruan dy bombola me gaz lotsjellës të cilat i kishte fshehur në këpucët e tij me qëllim që ta fus në sallën plenare të Kuvendit.

https://kallxo.com/deputeti-fisnik-ismajli-sot-para-gjyqit-per-gazin-lotsjelles/