Bodrumet kosovare të verërave, pjesëmarrëse në Panairin Ndërkombëtar të Verërave në Gjermani, Foto: MBPZHR

Bodrumet e Verërave Kosovare në Panairin Ndërkombëtar në Gjermani

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo, po merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të verës “ProWine 2018”, i cili është duke u mbajtur në Dusseldorf të Gjermanisë.

Në këtë panair, produktet e tyre janë duke i promovuar edhe bodrumet e verërave kosovare, siç janë “Stone Castle”, “Kosova Wine”, “Bodrumi i Vjetër”, “BioPak”, si dhe bodrumi “Theranda”.

Pjesëmarrja e këtyre bodrumeve në këtë panair, është mundësuar falë mbështetjes së  Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, e cila gjatë tërë kohës është e fokusuar në promovimin e  prodhimeve bujqësore edhe jashtë vendit.

Ndërkohë, gjatë ditëve sa do të zgjasë panairi, ministri Rikalo do të ketë takime me homologët e tij nga vende të ndryshme të botës.

Ndryshe, pjesë e delegacionit të MBPZhR-së gjatë kësaj vizite është edhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë, Kapllan Halimi, si dhe drejtori i Departamentit të Vreshtarisë dhe Verëtarisë, Bekim Hoxha.

Panairi Ndërkombëtar “ProWine2018” është hapur sot dhe do të zgjasë deri më 20 mars 2018.