Fotografi nga rruga Malishevë- Kijevë

Bllokohet Rruga Malishevë- Kijevë

Në orët e mbëmjes, Rruga Kijevë- Malishevë, në fshatin Mirushë, është bllokuar për qarkullim si pasojë e përmbytjeve.

Shiu i rrëmbyshëm që ka rënë mbrëmë dhe sot gjatë ditës ka ndikuar që kjo rrugë, në një gjatësi prej rreth 60 metrave, të vërshohet nga uji.

Ekipi i KALLXO.com raporton se uji ka depërtuar edhe brenda shtëpive në këtë fshat ndërsa rrugët që çojnë në Malishevë janë të gjitha të bllokuara.