Kryeministri malazez duke votuar - Foto: gov.me

Bllokohet dhe Zhbllokohet ‘Viber’-i në Mal të Zi

Organizata joqeveritare dhe parti politike malazeze kanë dënuar vendimin e Agjencisë së komunikimeve elektronike, e cila ka urdhëruar operatorët e telefonisë mobile të ndalojnë përdorimin e Viber-it, Whatsapp-it dhe të shërbimeve të tjera të ngjashme.

Sipas urdhrit Aë agjencisë, të tre operatorët e telefonisë mobile në vend – Telekom, Telenor, Mtel – duhet t’i përmbahen urdhrit mesazhet online do të ndërpriten deri në vendimin tjetër të rregullatorit.

Pasi e ka dënuar këtë vendim të Agjencisë, “i cili e kufizon komunikimin dhe informimiin e qytetarëve”, OJQ-ja Qendra për Tranzicion Demokratik, ka njoftuar para pak çastesh se Viberi po funksionon sërish.

Ndërsa, Partia Social-Demokratike ka thënë se do ta padisë drejtorin e Agjencisë, Dushko Sekuloviq, duke thënë se vendimi i tij për të bllokuar përdorimin e viberit ishte jokushtetues dhe synonte t’ua pamundësonte qytetarëve mundësinë që të raportojnë parregullsitë në zgjedhje.

Partia njoftoi po ashtu se ka informuar ambasadën amerikane në Podgoricë dhe misionin monitorues të OSBE-së për urdhrin për ndalimin e këtyre aplikacioneve.

Në Mal të Zi sot janë mbajtur zgjedhjet parlamentare. Në ora 20:00 janë mbyllur vendvotimet, ndërkohë që pjesëmarrja ka kaluar 70 përqindëshin.

http://kallxo.com/beteja-e-veshtire-e-gjukanoviqit/