Bllokimi nga Policia i Lokalit të Uzurpuar

Policia e Kosovës i ka paralajmëruar shfrytëzuesit e lokalit në qendër të Prishtinës se nëse i qasen pronës do arrestohen.

Aksioni i nisur në mëngjes sipas zyrtarëve të policisë ka për qëllim lirimin e pronave të uzurpuara të AKP-së.

KALLXO.com sjell pamjet kur policia e Kosovës vendos në derën e lokalit paralajmërimin se lokali është i sekuestruar me urdhër të  gjykatës dhe kushdo që futet në të do të arrestohet.