Presidenti Hashim Thaçi - Foto: KALLXO.com

Pas deklaratës amerikane, Thaçi nis zhbllokimin e KQZ-së

Pas kërkesës së ambasadës së ShBA-së në Kosovë që Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka vendosur ta bëjë emërimin e anëtarëve të KQZ-së.

Zyra e presidentit ka njoftuar se kjo gjë do të ndodhë të enjten më 28 mars.

Zyra e Thaçit, megjithatë, nuk ka njoftuar për formulën e shpërndarjes së ulëseve në KQZ-së te partitë politike.

“Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës njofton se pas përmbylljes së të gjitha procedurave dhe kompletimit të lëndëve me informacionet e kërkuara shtesë, këtë javë do të emërohen anëtarët e rinj të KQZ-së. Anëtarët e rinj të KQZ-së, të enjten më 28 mars 2019, do ta bëjnë betimin para presidentit Thaçi”, është thënë në një njoftim për media.

Sot, përmes një deklarate për media, ambasada e ShBA-ve në Kosovë ka shprehur shqetësim lidhur me vonesën prej më shumë se një viti, të emërimit të dhjetë përfaqësuesve në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ).

Tutje është kërkuar nga presidenti Thaçi që ‘menjëherë t’i emërojë përfaqësuesit në KQZ për t’ia kthyer këtij institucioni aftësinë për të punuar në mënyrë të besueshme dhe të pavarur për të mirën e popullit të Kosovës’.

https://kallxo.com/ambasada-amerikane-kerkon-nga-thaci-ta-zhbllokoje-kqz-ne/

Janë bërë tashmë një vit që kur i kishte skaduar mandati anëtarëve të kaluar të KQZ-së. Opozita këtë vonesë të emërimeve e kishte quajtur “pazar të Thaçit për t’ia dhënë një anëtarë PSD-së”.

Loja politike e Thaçit me KQZ-në

www.kallxo.com