Biblioteka Kombëtare | Foto: KALLXO.com

Blihet Telefon i Shtrenjtë për Kreun e Bibliotekës

Biblioteka Kombëtare e Kosovës (BKK) ka bërë të ditur për publikun se ka nënshkruar kontratë për blerjen e një telefoni mobil.

Telefoni mobil që kushtoi 750 euro do të jetë në shërbim të kreut të këtij institucioni.

Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ për Prokurim Publik (KRPP) thuhet se Biblioteka Kombëtare shpenzon 750 euro për blerje të telefonit mobil.

Sipas njoftimit, ky telefon blihet me paratë e buxhetit të konsoliduar të Kosovës dhe për blerjen e këtij telefoni mobil është përdorur procedura e vlerës minimale përmes përzgjedhjes së operatorit ekonomik për kontratë.

Në përgjigjen përmes postës elektronike të Bibliotekës Kombëtare për KALLXO.com tregohet se telefoni është blerë për kreun e këtij institucioni.

“Është blerë një telefon mobil për drejtorin e BKK-së”, thuhet në përgjigjen e bibliotekës.

Blerje të telefonave të mençur kanë realizuar edhe institucionet tjera si Ministra e Shëndetësisë që planifikoi të shpenzojë deri në 1 mijë euro për telefon mobil

http://kallxo.com/ministria-e-shendetesise-ndan-1000-euro-per-telefona-luksi/

Edhe Gjykata Kushtetuese ka blerë telefona të shtrenjtë.