Foto: Ilustrim

Bleu bagëti të vjedhura dhe mishin e tyre e shiti në tregun e Pejës

Policia e Kosovës njofton se njësiti i hetuesisë ka identifikuar dhe ka arrestuar një person, i cili dyshohet  se në vazhdimësi ka blerë bagëti (lopë dhe viça) të vjedhura dhe të njëjtat i ka prerë, ku mishin e ka shitur në tregun e Pejës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet për 48 orë në qendrën e mbajtjes.