Blerim Reka. Foto: Kallxo.com

Blerim Reka: Pres shumë vota edhe nga maqedonët

Kandidati i pavarur shqiptar për President të Maqedonisë së Veriut u shpreh optimist se do të marrë edhe vota të qytetarëve të etnisë maqedone.

Blerim Reka që është kandidati i parë i pavarur në këtë shtet tha se do të konsideronte sukses nëse arrin ‘ta thejë një mentalitet klanor dhe  konceptin e shtetit si pronësi private’.

Ai po ashtu tha se me konceptin e tij qeverisës do të arrijë të tërheq jo vetëm vota të shqiptarëve në Maqedoni.

“Në çdo shtet ka mafi, në Ballkan mafia e ka shtetin. Nëse ne në 2016 patëm 60 mijë shqiptarë që si kundërshtim të diçkaje votuan një kandidat maqedon, unë konsideroj se me konceptin tim për Republikë shumëetnike, të sundimit të ligjit dhe jo individëve unë mendoj se do të tërheq edhe shumë vota maqedone”, tha ai.

Sipas Rekës, shqiptarët kanë pasur një rol kyq në ekzistimin dhe zhvillimin e Maqedonisë së Veriut.

“Ne shqiptarët ishim dhe mbetëm nga elementet më konstruktive të këtij shteti. Të gjitha anketat tregojnë se shqiptarët ishin përkrahësit më të mëdhëenjë të anëtarësimit së Maqedonisë në NATO. Pa shqiptarët Maqedonia nuk do të ekzistonte si shtet dhe nuk do të mund të hynte në NATO”, tha ai.

Në këtë intervistë, Reka flet për politikën në Maqedoni, ai komenton edhe aktualitetin politik në Kosovë e Shqipëri.

Emisionin e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: