Blerim Devolli

VIDEO - Blerim Devolli tregon si është përfshirë në Telekom

Pronari i kompanisë Dardafon.net, Blerim Devolli më të filluar raportimin e tij sot në Komisionin Hetimor për Postën dhe Telekomin e Kosovës.

Në pyetjen e kryetarit të komisionit, Visar Ymeri sesi, Devolli është përfshirë të Telekom, ai9 ka thënë që ka qenë tender i hapur.

“Ka qenë tender i hapur dhe kemi marrë pjesë aty. Ka pas edhe të tjerë. Kemi apliku me Dardafone”, tha ai.

Blerim Devolli pyetjeve të anëtarëve të Komisionit është duke iu përgjigjur në konsultim të vazhdueshëm më tre këshilltarët e tij.

Në këtë moment, Telekomi i Kosovës gjendet para një borxhi rreth 26 milionë eurosh ndaj Z- Mobile, për të cilën kompania i ka dhënë afat për pagesë deri në fund të qershorit, në kërcënim të përmbarimit.

Në të njëjtën kohë, Telekomi i Kosovës dhe Z-Mobile janë në negociata për të vazhduar ose jo kontratën e cila skadon po ashtu në fund të qershorit.

 

https://kallxo.com/devolli-konsultohet-me-keshilltare-para-se-tu-pergjigjet-deputeteve/